Hyr

Makarona me limon, kunguj dhe ereza te fresketa

Perberesit:

  • 450gr makarona fusilli
  • 700gr kungull
  • Kripe dhe piper i zi
  • 4 luge vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudher, te prere ne feta te holla
  • ½ luge çaji piper i kuq
  • Leng dhe lekure nga 1 limon
  • ½ kupe djathe pekorino ose parmixhano i grire
  • 1 ½ kupe ereza te prera, si nenexhik, borzilok, majdanoz

Pergatitja:

  1. Zieni makaronat ne uje qe vlon, al dente, 1 minute me pak se udhezimet ne paketim. I kulloni, duke ruajtur 1 kupe nga uji i gatimit te makaronave.
  2. Nderkohe, pergatisni kungullin duke e prere ne copa e duke e marinuar me kripe e piper. Ngrohni 3 luge vaj ulliri ne tigan ne zjarr mesatar dhe shtoni nje shtrese nga kungujt. I gatuani derisa te marrin ngjyre te arte, perreth 3 minuta. I ktheni nga ana tjeter e i gatuani per 3 minuta te tjera. I hiqni nga tigani dhe i lini menjane. I provoni ne shije dhe i marinoni sipas nevojes.
  3. Shtoni 1 luge vaj ulliri ne tigan. Shtoni hudhren dhe piperin e kuq; e lini derisa hudhra te behet e tejdukshme, perreth 30 sekonda, Shtoni kungullin serish ne tigan bashke me lengun e limonit dhe gjysmen e lekures se limonit. E perzieni.
  4. Shtoni makaronat ne tigan dhe i perzieni. Shtoni ½ kupe uje nga gatimi i makaronave dhe djathin. E perzieni derisa djathi te shkrije. Hidhni erezat dhe e perzieni perseri. Shtoni ne fund me shume ereza dhe lekuren e mbetur te limonit. E sherbeni ne tasa me djath te grire.