Hyr

Tërshëra

Tërshëra është një lloj drithi që vjen nga pjesa e ngrënshme e barit të tërshërës. Ajo është e mbushur me një sërë vlerash ushqyese e benefitesh shëndetësore për shkak të disa komponentëve. Lloji kryesor i fibrave të tretshme të gjendura tek tërshëra është beta-glukani, i cili njihet për aftesinë e tij në ngadalësimin e tretjes, rritjen e ndjesisë së ngopjes dhe ndrydhjen e urisë. Gjithashtu, përmban disa kimikate bimore të quajtura lëndë fenolike dhe fitoestrogjen, të cilat veprojnë si antioksidues për të reduktuar efektet dëmtuese të inflamacionit kronik, i cili njihet si nxitës i një sërë sëmundjeve, si ato kardiovaskulare dhe diabetit. 

Tërshëra dhe shëndeti

·      Sëmundjet e zemrës

Rreth 18 studime kanë dal në përfundimin se ngrënia e drithërave te plota, përfshirë këtu edhe tërshërën, mund të ul rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës deri në 21%.Një tjetër studim danez, i cili mori nën shqyrtim gra dhe burra të moshave 50 deri në 64 vjeç, doli në përfundimin se konsumi i drithërave të plota ul deri në 27% rrezikun ndaj infarktit. Thekra dhe tërshëra ishin ato që kishin ndikimin më të madh kundër rrezikut ndaj sëmundjeve të zemrës, veçanërisht tek burrat. Ndërkohë, një studim tjetër ka vënë në pah se konsumi i 3 gram nga fibra e tretshme beta-glukan ul nivelet e kolesterolit në gjak. 

·      Diabeti

Beta-glukani mund të ndihmoj kundër rritjes së menjëhershme të niveleve të sheqerit dhe kolesterolit në gjak, si dhe mund të ndihmoj me shëndetin e zorrës duke qënë se kjo fibër tretet dhe fermentohet nga bakteret e zorrës. 

·      Mbajtja nën kontroll e peshës trupore

Beta-glukani tërheq ujë dhe rrit trashësinë e ushqimit të tretur, gjë që rrit volumin e ushqimit në zorrë. Kjo bën që tretja të ngadalësohet e të rritet ndjesia e ngopjes. 

·      Shëndetit i sistemit tretës

Fibrat ndikojne tek tretja dhe parandalimi i konstipacionit. Fibrat që gjenden tek drithërat, si tërshëra, konsiderohen më efektive sesa fibrat e frutave e perimeve. Shpërbërja dhe fermentimi i beta-glukanit përmbendet gjithashtu për ndikimin në rritjen e diversitetit të mikrobiotës së zorrës. Kjo mund të shpjer në përmirësimin e një sërë problemeve te tretjes. 

Si të gatuani tërshërën?

-       Tërshëra: Përgatitja e tërshërës për mëngjes me fruta, arrorë e fara është një ndër zgjedhjet më të preferuara. Mjafton të ndiqni udhëzimet në paketim për kohën e gatimit, duke qënë se lloje të ndryshme të tërshërës mund të duan kohë të ndryshme. Tërshëra më pak e përpunuar mund të kërkojë rreth 25-30 minuta për tu gatuar. 

-       Tërshërë e lënë gjatë natës me përbërës të tjerë: Një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë e përgatitjes së tërshërës pa qënë nevoja ta gatuani. Në një kavanoz me madhësi mesatare, shtoni ½ kupë tërshërë, ½ - 1 kupë lëng si qumësht apo qumësht arrorësh dhe ½ kupe fruta të prera. Opsione të tjera përbërësish përfshijnë disa lugë kos grek, 1-2 luge fara chia ose fara lini, arrorë e erëza të ndryshme (si kanella). E mbyllni kavanozin me kapak dhe e tundni në mënyrë që përbërësit të bashkohen. I lini në frigorifer pergjatë natës ose për të paktën katër orë. Tërshëra do të zbutet duke marrë teksturën e një pudingu. 

-       Miell tërshëre: Këtu tërshëra është marrë për tu bërë pluhur që të marrë konsistencën e miellit. Disa receta e kërkojnë këtë lloj mielli në vend të miellit të zakonshëm. Ai i shton produkteve të pjekura strukture e volum. Gjithashtu, mund ti shtoj vlera edhe biskotave e bukës. E zëvendësoni 25-30% të miellit të zakonshëm në recetë me miell tërshëre për rezultate optimale.