Hyr

Ne jemi çfarë hamë nga Blerina Bombaj

Mirëqënia fizike dhe mendore ndikohet drejtpërdrejtë nga ajo çfarë hani dhe pini. Ajo çfarë konsumoni ndër vite përcakton përbërjen e membranave qelizore, palcës kockore, gjakut, hormoneve, indeve, organeve, lëkures e flokëve. Për këtë arsye, vëmendje tek ushqimi sot është një investim për shëndetin nesër.

Ndërto një stil të shëndetshëm jetese

Thuaji jo dietave drastike që premtojnë humbjen e kileve të tepërta si me magji, për një kohë pashpjegueshmërisht të shkurtër. Zgjidhja është një regjim ushqimor i balancuar, që të motivon dhe edukon drejt një stili të shëndetshëm jetese.

Mbaj peshën nën kontroll

Do të shtosh apo të humbasësh peshë në mënyrë të shëndetshme? Do të mbash një regjim ushqimor të shëndetshëm? Mos u shqetëso, ne kemi zgjidhjen që i përshtatet nevojave të tua!
Paketat e ofruara

Fillo këtu rrugëtimin tënd

Ne jemi çfarë hamë

Ushqimi i përditshëm mund të mos ketë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë, por ai reflekton herët a vonë në cilësinë e jetës tonë. Është vërtetuar shkencërisht se njerëzit që kanë zakone ushqimore të shëndetshme jetojnë më gjatë dhe më të shëndetshëm. Ne ju tregojmë se si, me hapa të vegjël dhe ndryshime të thjeshta, mund ta ktheni ushqimin e çdo dite jo vetëm në kënaqësi, por edhe në investimin më të mirë që mund të bëni për veten tuaj. Sepse, ndonëse shëndeti nuk është gjithçka, pa shëndetin nuk kemi asgjë. Çdo shërbim që do të zgjidhni në këtë bashkëpunim, ka si parim bazë edukimin e zakoneve të shëndetshme ushqimore që vlejnë për gjithë jetën.

Fito peshën tënde më të mirë

Arritja dhe ruajtja e një peshe të shëndetshme është një nga shtyllat e mirëqënies fizike. Nuk është e nevojshme të rrëzoni shumë kilogramë që të ndjeni përmirësim të dukshëm të shëndetit tuaj dhe të ulni një sërë rreziqesh që shoqërojnë mbipeshën dhe obezitetin. Me programin tonë të kontrollit të peshës do të mundeni të rrëzoni mesatarisht 4kg çdo muaj dhe ta ruani peshën e rrëzuar afatgjatë, pa pasur nevojë të privoheni nga ushqimet tuaja të preferuara dhe mbi të gjitha, pa u ndier të uritur, të lodhur dhe të mërzitur nga një ushqim monoton. I gjithë suksesi qëndron tek vendimmarrja dhe përpikmëria. Shërbimi ynë do t’ju ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme që të kapërceni çdo pengesë dhe të arrini qëllimin final.

Bëje ushqimin ilaçin tënd

Në një sërë situatash shëndetësore, ushqimi mund të jetë ilaçi më efikas, pa efekte anësore dhe pa asnjë kosto. Në këtë bashkëpunim do të gjeni ndihmë shkencore për patologji të ndryshme që ndikohen në mënyrë direkte apo indirekte nga ushqimi, të bazuar në literaturë të përditësuar. Sëmundjet moderne në veçanti, si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet tumorale, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e aparatit tretës dhe shumë të tjera, mund të trajtohen me terapi dietetike duke dhënë rezultate impresionuese dhe duke jua rritur ndjeshëm cilësinë e jetës. Le të mos harrojmë se, ushqimi është një veprimtari e pashmangshme për çdo njeri, përse të mos e bëjmë siç duhet!
ABONOHU

Fillo tani

Klientët e abonuar në dietë përfitojnë nga mbajtja nën kontroll e peshës, duke përmirësuar cilësinë e jetës e shëndetin.
Dietë e personalizuar për kontroll të peshës (dobësim/shtim) + udhëzime për ruajtjen e peshës afatgjatë. Dietë klinike për diabetin, sëmundjet e zemrës, sëmundjet renale. Këshilla dhe udhëzime për zbatimin e dietës. Listë e blerjes së ushqimeve dhe receta gatimi. Planifikim javor i ushqimit në familje.
Zgjidh dietën që të përshtatet